Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, u ka nisur porosi ish-deputeteve dhe anëtarëve të kryesisë që të mos komentojnë asnjë fjalë mbi deklaratat e shefit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Sipas tij, beteja e opozitës është me kryeministrin Edi Rama dhe me bandën që e rrethon, e sipas tij kjo është një diversion i përgatitur me qëllim për të larguar vëmendjen nga kriza politike e shkaktuar në Shqipëri.

“Te nderuar, asnjë koment per deklaratat e Borchard. Eshte diversion i paster per te hequr vemendjen nga kriza politike dhe shkaqet e saj. beteja jone nuk eshte as me Bochard as me spiropalin, por me Edi Ramen dhe banden ne pushtet. Ju pershendes!”- shkruhet në mesazhin e sekretarit të PD-së, drejtuar ish-deputetëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA