Pak përpara furisë se deklarimeve kritike nga presidenti Ilir Meta për reformën në drejtësi atashehu ushtarak i SHBA në Tiranë James Hilton në konferencën për Sigurinë në Ballkan organizuar nga Qendra Marshall do të deklaronte: “Për të krijuar një klimë ekonomike përfituese nga të gjithë, duhet të vijojë progresi për një shtet ligjor e për të nxjerrë jashtë loje korrupsionin dhe krimin e organizuar. Reforma në drejtësi është duke u zhviluar. Ajo po ndodh sepse shqiptarët meritojnë një drejtësi të drejtë e transparente, gjë të cilën e dëshirojnë dhe popujt e rajonit”.

Duke u ndaluar në zhvillimet që lidhen me negociatat për antarësim të Shqipërisë me BE, atashehu ushtarak i SHBA James Hilton tha: “Ne besojnë se aspirate europiane e Shqipërisë,përfshi reformat e kërkuara, do të jenë udhëheqëse për më shumë prosperitet e stabilitet për vendin e në tërësi për të gjithë rajonin. Procesi zgjerimit të BE do të forcojë aleancën mes SHBA dhe Shqipërisë e mbi të gjitha do të shërbejë për një konsolodim për vetë europën duke e bërë më të fortë dhe të lirë. Lajmi i mirë është se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur dhe se progresi duhet të vazhdojë me patjetër”.

Pjesë e fjalës së atashehut Hilton ishte edhe shqetësimi për Rusinë për të cilin theksoi se: “Liderët rus janë janë një sfidë e jashtëme. Kremlini duket I vendosur për të nënvleftësuar institucionet demokratike në të gjithë botën e të shikojë ndarje mes nesh. Kërcënimet ruse ndodhin në mënyrë të hapur dhe të mbuluar përgjatë kufinjve të NATOS”.

Vetëm duke punuar bashkë tha në fund të fjalës atashehu ushtarak i SHBA James Hilton, ne do t’i tejkalojmë kërcënimet e brendshme e të jashtëme të sigurisë në rajon duke marshuar përpara me vlerat Atlantike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA