Nga sot, Frontex, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, do të nisë operacionin e saj të parë të përbashkët në Shqipëri, duke shënuar një fazë të re për bashkëpunimin kufitar midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo do të jetë hera e parë që Frontex do të kryejë një operacion në territorin e një vendi jo të BE-së. Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj i ftuar në “Wake Up” shpjegoi gjithë skemën e bashkëpunimit me Frontex dhe si do të zbatohet ajo përgjatë vijës kufitare.

Patrullimi kufirit do të kryhet në patrulla me tre roje kufitare, dy nga vendet anëtare/pjesëmarrëse dhe një nga Policia e Shtetit.

Në Pikat e Kalimit Kufitare, oficerët e vendeve anëtare do të punojnë përkrah personelit në këto pika kalimi. Oficerët e vendeve pjesëmarrësve do të dislokohen në Korçë dhe Gjirokastër, në zonën e Kapshticës dhe Kakavijës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA