“Harku i Triumfit të Qerimajve”/ Spektakël që nuk duhet humbur, tre breza artistësh në skenën e Amfiteatrit të Liqenit

21/05/2019 19:06

Amfiteatri i Liqenit të Tiranës do të mirëpresë si rrallëherë në skenën e tij tre breza artistësh brenda së njëjtës familje. Bëhet fjalë për artistët e familjes Qerimaj që me muzikën e tyre kanë bërë mijëra shqiptarë për vete.

“Harku i Triumfit të Qerimajve” është titulluar koncerti festiv që do të mbahet nesër në orën 20:00 në Amfiteatrin e Liqenit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ku ndër të tjera vlerëson Hetem Qerimajn si babain e dinastisë së muzikës. Gjithashtu Veliaj tregon se pjesë e koncertit që do të mbahet më 85-vjetorin e tij Hetem Qerimajt do të jenë dhe artistët e Hollivudit, Levon Minassian, Sarge Arribas dhe komediani Richard Martin.

“I madhi Hetem Qerimaj, babai i dinastisë së muzikës, në 85-vjetorin e tij do të vijë me një Grand Gala në skenën e Amfiteatrit të Tiranës. Me pjesëmarrjen speciale të artistëve hollivudian, realizuesit e kolonës zanore të filmit “Gladiatori”, Levon Minassian dhe Sarge Arribas. Gjithashtu dhe me humorin e komedianit Richard Martin. Për të mos u humbur! Më datën 22 Maj, 20:00!”, shkruan Veliaj në facebook.

Familja Qerimaj pritet interpretojë në skenën e Amfiteatrit të Tiranës repertorin më të mirë të tyre nga tradicionalja, tek muzika ballkanike edhe ajo evropiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA