Gjergj Mata një bletërritës nga Kaçinari i Mirditës ndodhet në Lezhë për të marrë pjesë në panairin e bletëve. Ai tregon se të merresh me bletët nuk është aspak e thjeshtë ndërsa pasionin e ka trashëguar nga të parët e tij.

Një nga problemet e vazhdueshme në Shqipëri është përdorimi i pesticideve, të lejuara ose jo, për të mbrojtur të mbjellat nga insektet apo dëmtimet.

Përdorimi i pesticideve si dhe ndotja mjedisore janë shkaktarët kryesorë të vrasjes së bletëve në vendin tonë. Bletërritësit kërkojnë mbrojtje nga shteti.

Sfida e Gjergjit është që të prodhojë gjithmonë mjaltë sa më cilësor ndërsa kërkon që t’i thuhet stop konkurrencës së pandershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA