Me spektakël fishekzjarrësh, por edhe me emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Aurela Gaçe dhe artistë të tjerë, vlonjatët kanë shijuar koncertin e organizuar nga bashkia e qytetit.
Vlora tashmë pret dhe fton turistët vendas dhe të huaj të vizitojnë qytetin bregdetar gjatë verës.
Në këtë aktivitet kryebashkiaku Dritan Leli ka kërkuar që këtë vit Vlora të jetë epiqendra e turizmit dhe fton turistët vendas dhe të huaj që të vizItojnë dhe të zgjedhin Vlorën si destinacion turikstik.
Gjatë gjithë këtyre ditëve një sërë aktivitetesh, kanë paraprirë çeljen zyrtare të sezonit turistik në Vlorë, me qytetin bregdetar që bën tashmë një ftesë të hapur për këtë verë.
“Ejani në Vlorë’ një ftesë dhe një slogan drejtuar turistëve vendas dhe të huaj.
Top Channel