Tirana ofron një sërë mundësish ku banorët e saj, por jo vetëm, munden t’i shfrytëzojnë për të kaluar kohën e lirë dhe kryesisht gjatë fundjavës.

Një ndër këto hapësira është parku i liqenit artificial të Tiranës, sidomos në stinën e pranverës ku mundësitë janë edhe më të mëdha.

E diela e kësaj fundjave, e gjeti parkun të mbushur me familjarë, të moshuar e të rinj, të cilët kohën e tyre të lirë vendosën ta kalonin në hapësirën e gjelbër pranë liqenit.

Edhe pse fundjavë, shumë njerëz zgjodhën ta kalonin ditën e tyre duke u marrë me aktivitete sportive në park. Banorët shprehen të kënaqur me hapësira që u janë ofruar për të kaluar kohën e tyre të lirë.

Koha e ngrohtë, favorizoi edhe Sheshin Skëndërbej. Banorët të Tiranës, të qyteteve të tjera por edhe turistë, kishin vendosur që sheshin ta kishin një ndër destinacionet e tyre të ditës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA