PS nis rienergjizimin në Tiranë, kryeministri Rama: Kemi parë nevojën për të bërë një ristrukturim të kryeqytetit Ne guxojmë, ne protestojmë, ne të drejtat po kërkojmë, neve frika s’na ndalon, ne guxojmë ne protestojmë. Kjo është një pjesë nga himni i komunitetit LGBTI, të cilët po protestojnë në kryeqytet.
“Unë jam transgjinore. Kam mbështetjen e familjes. Paragjykime ka, por kam vendosur të mos dëgjoj. Kam ardhur nga Vjena, jam kosovare”, shprehen disa prej tyre.
“Në kohën tonë këta i shanim”, thotë një zonjë.
Ambasada Pink i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të kërkojë ndjesë publike ndaj gjithë të dënuarve LGBTI, gjate regjimit të komunizmit. Sipas saj presidenti i vendit duhet të ushtrojë faljen e dënimit për gjithë personat LGBTI të dënuar gjatë dikaturës.
“Gej, lesbike, bi, trans, krenare, revolucionare, jena knej, jena gej, s’është festë, është proteste”, kështu mbyllet himni i komunitetit që i bën thirrje familjeve dhe shoqërisë t’i thonë ndal Transfobise dhe Homofobisë.
Top Channel