Vijon zbatimi i Planit të masave për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Orët e Vona”, policia e kryeqytetit ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, një për kokainë dhe një për kanabis.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shigjetat”, ku gjatë operacionit u vunë në pranga 4 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në zbatim të Planit të Masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për “Kapjen e personave të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në të gjitha fushat ku ajo shfaqet, si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent e profil kriminal”, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “ORËT E VONA”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.B., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge” .
A.K., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal për lëndë narkotike, vjedhje, krime kundër personit dhe për armbajtje pa leje.
E.M., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve.
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallzim Krimi”.
Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë në Tiranë në këto rrethana:
Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë marrë informacione në rrugë operative se në rrugën “Sulejman Delvina” në një lokal ‘Bar kafe’, persona të ndryshëm e frekuentonin duke pirë e shpërndarë lëndë narkotike.
Nga kontrolli i kryer nga e punonjësve të policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në ambjentet e lokalit të cilin e kishte me qera dhe menaxhonte shtetasi A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 12 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë.
Në momentin e kontrollit nga Policia në lokal ndodheshin shtetasit A. B., A. K., E. M. dhe A. D, të cilët janë shoqëruar në DVP Tiranë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve E.M, A.K, A.B, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
12 doza kokainë,
4 aparate celular dhe 1 automjet.
—-
Gjithashtu gjatë operacionit nga ana e shërbimeve ”Shigjeta” të DVP Tiranë, është kapur në flagrancë në Laprakë shtetasi L. B, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në trup i është gjetur një sasi lënde narkotike “Cannabis Sativa “.
Pas një pune të mirëfilltë hetimore nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë e mundur identifikimi i personit i cili ja ka shitur këtë sasi lënde narkotike shtetasit L.B., që është shtetasi R. T. 21 vjec, lindur në Tiranë , i dënuar më parë për “Vjedhje ” .
Shtetasi R.T, në momentin e shoqërimit për në ambjentet e DVP Tiranë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke i detyruar këta të fundit të bëjnë shoqërimin forcërisht të tij.
Në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.T, për veprën penale ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “ Mosbindja ndaj urdhërit të punojësit të policisë të rendit publik “. Këtij shtetasi ju sekuestruan edhe një shumë lekësh të dyshuara si të përfituara nga shtija e lëndës narkotike.
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L.B, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet në ngarkim të shtetasëve të mësipërm do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Top Channel