Pas shpatullave të malit të Dajtit ngrihen një grup fshatrash jo vetëm të vjetër, por edhe me një toponim fort interesant e asnjëherë të zbërthyer plotësisht nga ekspertët e fushës.
Rrënoja shekullore, objekte te harruara, të dhëna të fjetura dhe një zbulim i rrallë në zonën më të lartë kanë shkundur arkeologët.
Sipër një kodre gjenden ca varre të vjetra, që kanë një gjatësi të jashtëzakonshme e të japin përshtypjen se në to pushojnë njerëzit prehistorik ose pellazgjik përrallor. Në gërmimet e tyre kanë gjetur kandile.
Perse për këtë zonë është folur kaq pak? Çfarë është ky zbulim i rastësishëm, unik në llojin e tij?
Sonte në 20:10 në Gjurmë Shqiptare të gazetarit Marin Mema zbulohen të fshehtat e një zone kaq afër dhe njëkohesisht kaq larg kryeqytetit. Çfarë fshihet vërtetë pas saj?
Top Channel