Gjatë vizitës në Westminster, Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilluan një takim me kryesuesit e Grupit Parlamentar bipartisan, për Shqipërinë në Parlamentin Britanik, deputetët John Grogan, kryetar i grupit dhe Martin Vickers, nën kryetar.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për shkaqet e krizës politike në Shqipëri, për krizën kushtetuese, mungesën e Gjykatës Kushtetuese, mungesën e Gjykatës së Lartë, mungesën e një prokurorie të pavarur, që nuk i mbyll, por i heton dosjet e krimit të lidhur me pushtetin.

“Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve. Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar, për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen. Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin, për të shkatërruar proçesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore, janë mënyra e vetme, për zgjidhjen politike të krizës”, – theksoi zoti Basha.

Delgacioni, i përbërë edhe nga Kryetari i PR, Fatmir Mediu, Aldo Bumçi dhe Xhemal Gjunkshi, zhvilloi një takim në Dhomën e Lordëve, me Lordin Peter Bowness, Zv. Presidenti i Asmblesë Parlamentare të OSBE-së dhe njëherësh, anëtar i Dhomës se Lordëve, në Parlamentin Britanik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA