Historia e dytë që u trajtua në programin “Dua të të bëj të lumtur” këtë mbrëmje ishte ajo e Izaurës dhe nënës së saj Lumes, të cilën jeta e kishte vendosur përballë shumë sfidave. Lumja ishte njohur në moshë të re me Qamilin, me të cilin kishte vendosur që të martohej, por asnjëra nga familjet e tyre nuk e kishte pranuar këtë lidhje. Pak kohë pas martesës, nëna e Qamilit i kishte kërkuar të birit që të dilte nga shtëpia.

Të mbetur të vetëm dhe pa mbështetjen e askujt, Lumja dhe Qamili kishin punuar dhe kishin ndërtuar shtëpinë e tyre. Sikur të gjitha këto peripeci të mos mjaftonin, disa vite më vonë bashkëshorti i Lumes kishte pësuar një paralizë. Lumja ishte kujdesur për Qamilin dhe për fëmijët e tyre, duke marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë e shtëpisë. Fatkeqësisht, Qamili ishte ndarë nga jeta dhe, që nga ajo kohë e deri më sot, Lumja ishte veshur me rroba të zeza.

Izaura i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar nënës që të hiqte të zezat dhe se nuk duhej të ndikohej nga opinioni i njerëzve. “Mami, besoj se e di se përse je këtu. Dua të të falënderoj për çdo gjë që ke bërë për ne, por dua të të them lëre opinionin, sepse kanë kaluar shumë vite dhe dua që të heqësh rrobat e zeza. Ti je nënë heroinë dhe për ty ne do të bëjmë gjithçka”, ishte mesazhi i Izaurës për Lumen.

Pas bisedës që Lumja zhvilloi me moderatoren, Arbana Osmani i premtoi Izaurës se në veshjen e saj nga sot do të kishte më shumë ngjyra dhe se do të përpiqej të ishte e lumtur.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA