Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping Partia Demokratike iu rikthye pa zhurmë punimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas 3 muajsh bojkot.
Rikthimi i përfaqësuesve të opozitës erdhi bashkë me vendimin për të dërguar anëtarët e saj në zonat e administrimit zgjedhor (KZAZ).
Interesi i papritur per procesin zgjedhor të cilin kanë paralajmëruar se nuk do marrin pjesë për sa kohë Edi Rama do të jetë kryeministër, solli reagimin e nënkryetarit të KQZ, Denar Biba, i cili u përplas me përfaqësuesin e demokrateve në komision, Njazi Kosovrasti.
Përplasja vjen një ditë pasi Partia Demokratike njoftoi se ka ndërruar mëndje dhe do të dërgojë anëtarët e saj në KZAZ-të të cilët tashmë janë plotësuar nga KQZ.
Të majtët e lexuan vendimin e demokratëve si tentativë për të bllokuar procesin, ndërsa partitë e reja opozitare si përpjekje e PD-LSI për t’u futur në zgjedhje kundër rregullave të lojës.
Vetë Partia Demokratike sqaroi aktin e saj me dokumentimin e shkeljeve të rënda që po i bëjnë procesit anëtarët e majtë të KZAZ-ve.
Top Channel