Në studion e Top Talk, ish-ministri Ylli Manjani, theksoi se Shqipëria ka nevojë për një sistem të ri zgjedhor, e për këtë ndryshim forcat politike në vend mund t’i detyrojë vetëm shqiptarët.
“Duhet një sistem që të kthejë votën në normalitet. Duhet të përmbyset përfundimisht ajo që na është ngulitur ne në kokë. Qeveri e fortë që nuk bie kurrë dhe një opozitë që nuk i duhet askujt. Vetëm populli shqiptar mund t’i detyrojë politikanët të ndërrojnë sistemin, këtë nuk besoj se mund ta bëjnë shtetet apo ambasadat e huaja”, tha ai.
Më tej Manjani ka edhe një propozim konkret se si duhet të jetë sistemi zgjedhor në Shqipëri, duke dhënë edhe argumentet pse.
“Shqipërisë i duhet sot një sistem propocional i thjeshtë kombëtar, me rregull 3-shi. Më të thjeshtën e mundshme.. Këtë për fat të mirë apo për fat të keq, ka Italia që po e zbaton prej 40 vitesh. Duhet të mësohemi se vendi mund të shkojë në zgjedhje njëherë në 2 vjet. Nuk është turp të shkosh në zgjedhje. Nuk po shkojmë në luftë. Stabiliteti nuk ka kuptim. Stabiliteti është maskaradë politike, është maskaradë demokracie. Duhet të shkohet në zgjedhje. Kryeministri që të marrë mandatin e deputetit, duhet të djersijë që ta marrë dhe duhet të djersijë që ta mbajë. Ne e zgjedhim shumë thjesht kryeministrin dhe e kemi shumë thjeshtë për ta hequr. Kjo është diçka që nuk shkon”, tha ai.
Top Channel