Shkarkohet kryeprokurori i Gjirokastrës, konfirmohet ai i Tropojës
16/05/2019 09:39
Kryeprokurori i Gjirokastrës, Arben Pashaj është shkarkuar nga detyra.
Arben Pasho drejton Prokurorinë e Gjirokastrës prej vitit 2011, ndërkohë që ka punuar si prokuror edhe në Sarandë e Tepelenë. Ai iu nënshtrua procesit të vetingut për të tre kriteret.
Ndërsa është konfirmuar në detyrë Artan Shtrunza, kryeprokurori i Tropojës.
Prokurori Artan Shtrunza nuk rezultoi me probleme në asnjërën nga tre shtyllat e hetimit.
Top Channel