Nisma Thurje, prej dy javësh ka nisur mbledhjen e firmave përmes një peticioni, me synimin e ndryshimit të sistemit zgjedhor aktual, për t’ia hequr pushtetin për të emëruar përfaqësuesit e popullit, kryetarëve të partive politike.

Pedagogu Endrit Shabani shprehet optimist se kjo nismë e ndërmarrë do të jetë e suksesshme.

“Ne synojmë që në njëfarë pike një milion shqiptarë të jenë ndërgjegjësuar që, nëse nuk ndryshojmë sistemin do të mbetemi në bulevard. Nëse nuk e ndryshojmë do të mbetemi në cikle që fillojnë nga ‘Nano ik’, ‘Berisha ik’, ‘Rama ik’ dhe nesër ‘Basha ik’. Pra do të jemi këtu, gjithnjë në të njëjtën situatë. Synimi është që të ndryshojmë sistemin pa kaluar në dhunë. Sot që flasim kemi dy alternativa. Njëra është ta ndryshojmë sistemin me molotov, ndoshta jo sistemin por pushtetin me molotov. Tjetra është të ndryshojmë sistemin nga brenda, përmes ligjeve, hapësirave që na jep Kushtetuta, të cilat janë të limituara për të qenë të vërtetë”, tha Endrit Shabani, pedagog.

Kjo nismë do të tentojë po ashtu edhe shfuqizimin e ndryshimeve kushtetuese të bëra në vitin 2008, e marrjen e hapave të nevojshme për të balancuar raportin e kontrollit mes pushteteve politike në Shqipëri. Deri më tani janë mbledhur 10 mijë firma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA