Mazhoranca rrëzoi dekretin presidencial i cili riktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për vetting-un në polici. Uniteti mungoi sërish në radhët e opozitarëve të rinj, ndërsa ish- ministri Xhafa, kritiku më i madh i ndryshimeve mungoi.

Tek amendimet e bëra, Presidenti sheh përpjekjen e qeverisë për të ndikuar politikisht procesin. Por, për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj lëvizja e kreut te shtetit është një tentativë për të bllokuar vetting-un në radhët e policisë: “Vetting-u, nëse nuk ndryshojmë, nuk realizohet”.

Më shumë se përplasja e mazhorancës me kreun e shtetit, halli i të rinjve u duk se ishte diku tjetër, një marrëveshje e mundshme mes Ramës dhe Bashës.

“Gjenerali në hije, me ushtri të mpirë, me gaztorin e tij kimik luan luftash; kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë nxjerr mish për top njerëzit shesheve për hallet e tij. Unë e ndjej se këta kanë bërë marrëveshje, por jo marrëveshje për shqiptarët, por për zuzarët”, tha Rudina Hajdari.

“Nuk bën Partia Socialiste marrëveshje në kurriz të Kushtetutës. Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor”, u përgjigj Taulant Balla.

Seanca nisi me betimin e 12 deputetëve të rinj nga lista e PD-LSI, mes tyre edhe 4 socialistë, të cilët zëndevendësuan kolegët që zgjodhën të garojnë për kryetar bashkie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA