Teska një ditë më parë, Lulzim Basha, paralajmëronte vijimin e protestave të ndërthurur me ofertën për qeveri tranzitore, kreu i PD do të zhvillojë sot një sërë takimesh për të vendosur edhe si do të vijojë aksioni opozitar.
Në 10:30 ai do të takohet me aleatët e tij. Ndërsa në 11:30 do zhvillohet në selinë blu mbledhja e Kolegjit te Kryetareve.
Në 13:00, kreu i PD, Lulzim Basha ka parashikuar një takim me krerët lokalë të partisë më të madhe opozitare në vend.
Takimet e Bashës parashikohen të përmbyllen në një mbledhje të përbashkët me kryesinë e PD dhe grupit parlamentar në orën 17:00.
Çfarë deklaroi Basha një ditë më parë
Zgjidhja politike është vetëm një, kryeministri i krimit duhet të largohet, një qeveri tranzitore, një dialog gjithëpartiak dhe transparent, për të stabilizuar gjendjen e rëndë të rendit edhe kushtetues dhe për t’i hapur rrugë një dialogu më të gjerë për t’i kthyer shqiptarëve lirinë për të votuar. Ne do të vazhdojmë aksionin tonë ku do të ndërthuren protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria me ofertën për qeveri tranzitore. Zgjedhje të diktuara nga krimit, zgjedhje false, zgjedhje të marra peng nga krimi i organizuar nuk do të ketë më në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë që sot kumbon nga çdo cep i Shqipërisë. Nesër kam thirrur forumet më të larta të Partisë Demokratike dhe një konsultë të gjithë koalicionit të bashkuar të opozitës për agjendën e aksionit politik. Ky është momenti për të intensifikuar dhe vazhduar me vendosmëri betejën tonë. Nesër do t’ju informojmë mbi agjendën politike të opozitës.
Top Channel