Top Show/ Lleshaj: Ndërkombëtarët kanë qenë në sallat e vrojtimit pranë policisë dhe kanë monitoruar protestat bashkë me ne

14/05/2019 22:19

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar në studion e Top Show, zbuloi se “ndërkombëtarët kanë qenë në sallat e vrojtimit pranë policisë dhe kanë monitoruar protestat bashkë me ne”.

“Sipas vlerësimit tim dhe sipas vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtarë, menaxhimi nga policia ka qenë i shkëlqyer. Ndërkombëtarët kanë monitoruar protestat bashkë me ne. Misionet ndërkombëtare kanë pasur vlerësim superlativ për policët të cilët janë prindër, vëllezër, motra që kanë detyrë të ruajnë rendin”, deklaroi Lleshaj.

Kur u pyet a ndihet krenar për punën e policisë, Lleshaj u përgjigj: “Nuk ndihem krenar për Policinë e Shtetit pasi në këto ditë të turbullta nuk ka arsye për t’u ndjerë krenar. Protesta të dhunshme ka në botë, por në rastin tonë është një protestë që drejtohet nga personazhe që kanë patur fatet e vendit për një kohë të gjatë. Në Paris nuk dalin në krye të protestës ish-ministra e kryeministra. Të vjen keq që të kthehemi në skena të tilla që na turpërojnë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA