Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj theksoi në studion e Top Show se gazi lotsjellës është përdorur vetëm në rastet kur protesta ka shkuar në ekstrem.

Gjithsesi, ministri i kërkoi ndjesë “çdo qytetari që është prekur në mënyrë të padrejtë nga përdorimi i gazit lotsjellës në protestë”, pasi, sipas tij, “opozita e ka spostuar në mënyrë tinzare protestën nga bulevardi në qendër të banuar”.

“Është trishtuese që qytetarë nëpër shtëpitë e tyre janë prekur nga gazi”, theksoi Lleshaj.

Më tej, Lleshaj shpjegoi pse nuk u përdorën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në linjën e parë: “Shmangëm FNSH-në në protesta për të shmangur konfrontimet fizike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA