Kryeministri Edi Rama doli sot përballe medieve për të folur rreth protestës së dhunshme të opozitës së bashkuar. Gjatë deklaratës së tij, zoti Rama tha se qeveria nuk rrëzohet dhe as zëvendësohet me bomba molotov dhe se këto armë dëmtojnë fytyrën e Shqipërisë.

“Manifestimi i djeshëm nuk më impresionon fakti që dje ra numri i bombave molotov dhe ndryshoi formula e goditjes me zjarr të institucioneve, se sulmet e djeshme në Policinë e Shteti dhe Parlamentit rrezikuan jetën e uniformave blu.

E djeshmja ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit të atyre që janë përjashtuar nga zgjedhjet. Kjo krijoi jo pak ankth për qytetarët.

As me sulme, as me marshime nuk zëvendësohet dhe rrëzohet qeveria dhe aq më pak kur bombat molotov janë një program qeverisës, apo një alternative qeverisës, por sigurisht përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e Shqipërisë në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë e vendit dhe ekonominë familjare të atyre që jetojë në këtë vend.

Operatorët turistikë më thanë se pas publikimit të atyre imazheve ka pasur anulime të turistëve dhe rënie të vendeve pune. Ky është një shqetësim real sot, fakti që këto manifestime në emër të gjithë atyre që thuhet, jo vetëm që nuk sjellin asgjë të mirë për shqiptarët, por iu bëjnë keq.

E vetmja pjesë që nuk ndryshon dhe nuk ka shans të preket nga e gjithë kjo është qeveria , gjithçka tjetër preket më shumë për keq. Si mund të zëvendësohet qenia e një partie politike që duhet të votohet, në një trup pa kokë?”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA