Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, komentoi në studion e Top Show episodin e dhunës që ushtroi policia ndaj Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.
“U komentua ky episod edhe më shumë sesa vetë protesta. Është për të ardhur keq në radhë të parë që Sekretari Organizativ i një partie që kërkon të vijë në pushtet vihet në këtë pozitë përballë policisë. Nuk jam unë gjyqtar që të them nëse ka shkelje të detyrës nga ana e policisë”, deklaroi fillimisht ministri, përpara se të pranonte që policia e kishte ekzagjeruar.
“Policia ka qenë në ushtrim të detyrës, por mjetet me të cilat kanë ushtruar detyrën mendoj se duhet të ishin kursyer. Por, nuk arrij dot të futem në dinamikën e kësaj ngjarjeje”, theksoi Lleshaj.
Top Channel