Protestuesit përveçse thirrjeve “Rama ik” dhe “Lleshaj ik” kanë hedhur edhe Fishekzjarre, shashka dhe flakadanë po hidhen drejt godinës së Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Mësohet se një efektiv policie ka mbetur i lënduar, teksa tashmë protestuesit po vijojnë marshimin drejt Parlamentit.

Njoftim i Policisë së Shtetit

Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara.

Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA