24/11 15:33
Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka dhënë sot dorëheqjen nga mandati i tij, për shkak të zgjedhjeve vendore. Ndreu është shpallur kandidat zyrtar për Bashkinë e Lezhës dhe lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shpreh mirënjohje për kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.
“Mirënjohje e respekte për një nga njerëzit më të mirë që pata shansin të takoj në politike. Komoditeti që të jep Gramoz Ruçi është mbështetje dhe inkurajim për të gjithë deputetët. Do na mungoje pjekuria, urtësia, drejtësia dhe korrektesa e tij model !”, shkruan Ndreu. Ndërkaq, janë gjithsej tre deputetë të PS të cilët për shkak se do kandidojnë në zgjedhjet lokale do të japin dorëheqjen si deputetë.
Top Channel