Opozita sërish në protestë të hënën, Top Channel zbardh detaje nga mbledhja e jashtëzakonshme në PD

12/05/2019 01:09

Në përfundim të protestës të nisur të shtunën, kreu i PD ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme të grupit të kryesisë së Kolegjit të kryetarëve dhe aleatëve.

Top Channel ka zbardhur detaje nga mbledhja e jashtezakonshme që ka filluar pak pas mesnate, ku është vendosur edhe zhvillimi i një tjetër protestë kombëtare ditën e hënë ora 19:00.

Gjithashtu opozita ka vendosur startimin e protestave prej së dielës, pa ndërprerje deri në lirimin e Sekretarit Organizativ të PD, Sahit Dollapi.

“Neser 11.00 proteste nga forumi me i larte politik i PD dhe partive te tjera te opozites tek drejtoria e Policise. Të hënën ora 19.00 protestë kombetare”, thuhet në vendimin e PD.

Mësohet se kreu i PD ka vlerësuar protestën dhe akuzon policinë për dhunë.

“Nuk ka pikë dyshimi që ishte protestë e jashtëzakonshme. Mllefi i njerëzve ka arritur kulmin. Kjo dhunë barbare ndaj protestuesve, arrestimi i tyre dhe veçanërisht arrestimi i Dollapit kërkon një përgjigje të fuqishme.
Duhet një reagim i shpejtë. Me dy kushte Lirimi i menjehershem i te arrestuarve, si dhe arrestimi i menjehershem i autorëve të dhunës”, ka deklaruar Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA