Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama ka folur për protestën e zhvilluar prej tij në vitin 2011, ku mbetën të vrarë 4 persona në bulevard. Ai tha se policia e asaj kohe shkrehi karikatorët mbi qytetarët e paarmatosur dhe se një pronar televizioni është dhunuar barabarisht.
“Kjo godinë në vitin 2011, nuk u qëllua me asnjë guriçkë dhe jo më me bomba me zjarr. Dhe nga kjo godinë u urdhërua vrasja e 4 protestuesve të pafajshëm. U urdhërua shkrehja e karikatorëve mbi protestuesit e paarmatosur, jo me armë por me asnjë shishe benzine.
U plagosën mbi 40 persona me plumba vdekjeprurës dhe pastaj u turr e gjithë trupa e keqpërdorur politikisht e FNSH-së dhe arriti të futet deri tek kulla përballë dhe arriti të ngjitet nëpër kate për të masakruar këdo që i dolën përpara. Mbi 130 persona të masakruar nga dhuna, në kushtet ku protesta ishte përfunduar. Kemi mbajtur njerëz nëpër shtëpia, sepse ishin të trembur me të drejtë që të shkonin në spital.
Një person që s’dua t’ia sjell emrin, i përfshirë krejt pa lidhje nga ajo valë dhunë, aso kohe pronar i një televizioni, ka shkuar jashtë shtetit dhe është kuruar për brirët e thyera, e shpatull të nxjerrë. Ua kujtoj këtë të gjithë shqiptarëve, jo atyre që kanë vendosur të mos dëgjojnë por vetëm të flasin”, tregoi Rama.
Top Channel