Zgjedhjet e 30 qershorit/ PS pritet të shpallë sot kandidatët

11/05/2019 09:36

Ndërkohë që zgjedhjet e 30 qershorit po afrohen, kryeministri Edi Rama, kryetari Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla u takuan dje me drejtuesit politikë të 12 qarqeve për të marrë mendimet e tyre për kandidatët.

Sot socialistët pritet që të mblidhen sërish gjatë paradites dhe të publikojnë listën e plotë.

Deri më tani Top Channel ka mësuar se Vangjush Dako, drejtues politik i Qarkut Durrës ka lënë mbi tavolinën e Ramës tre emra, që të treja gra si pasuese të tij. Ato janë deputja Klodiana Spahiu dhe kolegia e saj Milva Ekonomi, për të cilën burime nga PS thonë se probabiliteti i kandidimit është i lartë nëse ajo e ka pranuar propozimin. Si alternativë kandidimi për Durrësin socialistët kanë edhe Valbona Sakon, drejtoreshën aktuale të Tatimeve në këtë qytet.

Edhe Shijaku ka shfaqur probleme në gjendjen e një personi të përshtatshëm për socialistët në gjetjen e një kandidati fitues.

Socialistët janë në mëdyshje për të vendosur se kush do t’i përfaqësojë ata për Vorën që qeveriset nga të djathtët. Atyre do t’u duhet të zgjedhin mes Sadi Vorpsit dhe Agim Kajmakut.

Vështirësi në gjetjen e një kandidati bindës socialistët kanë edhe për Dibrën, bashki në të cilët ditët e fundit po qarkullon emri deputetes të PDIU, Reme Lala për një kandidim të mundshëm si e pavarur. Deputetja Reme Lala, e kontaktuar nga Top Channel, e hodhi poshtë në mënyrë kategorike kandidimin.

Socialistët po mendohen mirë nëse do të kandidojnë për Bashkinë Dibër, Dionis Imerajn.

Për Bashkinë e Laçit kandidatura e Majlinda Carës mbetet më e preferuara për bazën lokale të PS, por fjalën e fundit pritet ta thotë kupola e partisë në Tiranë.

Gara për Sarandën, një bashki që ka patur shumë diskutime, socialistët do t’ia besojnë mjekut Adrian Gurma, nënprefekt i Sarandës, i dhjeti në listën e deputetëve të PS-së në Qarkun Vlorë.

Socialistët kanë marrë PO-në e mjekut të njohur gjinekolog Arben Rrugia për të kandiduar nën siglën e tyre në Kavajë.

Lushnja mbetet një tjetër bashki e “nxehtë” për të cilën PS ka 7 emra si kandidatë potencialë.

Ndërkohë, nuk pritet asnjë surprizë me Tiranën, ku Erjon Veliaj do të kandidojë për një mandat të dytë bashkë me Dritan Lelin në Vlorë, Sotiraq Filon në Korçë dhe Armando Subashin në Fier.

Vetë kryeminisri Edi Rama në takimet e fundit indirekt ka konfirmuar kandidaturat e Gledian Lllatjas në Elbasan, Ervin Demos në Berat, Valdrin Pjetrit në Shkodër, Safet Gjicit në Kukës, Pjerin Ndreut në Lezhë, Ilir Xhakollit në Pogradec, Ndrec Dedës në Mirditë dhe atë të Ragip Sulit në Kamëz etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA