Meta e nis të enjten me vrap: Shqiptaret janë evropiane me mendje dhe me zemër

09/05/2019 08:25

Presidenti i vendit e ka nisur këtë ditë të enjte me vrap në natyrë dhe këtë moment e ka ndare edhe me miqtë e tij, real e virtuale.

Me një postim në rrjetet sociale, Meta ka kujtuar njëherësh 9 majin, Ditën e Evropës, duke ndarë me ndjekësit e tij një mesazh domethënës për shqiptarët.

“Shqiptaret janë evropiane me mendje dhe me zemër. Gezuar Diten e Evropës!”-shkruan Meta.

Presidenti slloven vrap në Kodrat e Liqenit, roja i sigurisë e ndjek nga pas
Kodrat e Liqenit Artificial janë kthyer në destinacionin e preferuar jo vetëm të qytetarëve të Tiranës, por edhe të huajve. E madje jo vetëm për turistët, por edhe për personalitetet që huaja që vijnë në Tiranë për takime zyrtare, konferenca, apo samite të ndryshme.

Ajri i pastër dhe ambientet çlodhëse të Liqenit, kanë tërhequr edhe një vizitor të veçantë. Presidenti slloven Barut Pahor ka shfrytëzuar orët e para të mëngjesit për të vrapuar nga Kodrat e Liqenit, para se të vishte kostumin zyrtar e t’i bashkohej presidentëve të tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Brdo-Brijunit që po mbahen në Tiranë.

Këtë fakt, e konfirmon vetë presidenti slloven përmes një postimi në rrjetet sociale. Ja çfarë shkruar Pahor, teksa poston edhe foto:

“Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por roja shqiptare e sigurisë është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne.

Unë i them: “Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 milje i veshur kështu?” Ai përgjigjet: “Nuk ka asnjë problem President, pasi unë jam i veshur sportiv, nuk kam një kravatë”.

Epo, pastaj atij i morëm një biçikletë. Tashmë po kthehemi në hotel dhe do ta pyes nëse gjithçka është në rregull. “Po, goxha vrapim”, thotë ai”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA