Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë Tiranë ka arrestuar 4 shtetas, për veprime të dhunshme mbi Policinë dhe shkatërrimin e pronës, ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re.
Veprimet procedurale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.
Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë, si dhe 3 janë shpallur në kërkim. Për sulmet dhe veprimet e dhunshme mbi punonjësit e policisë janë arrestuar shtetasit:
– Klevis Balliu, 30 vjeç, banues në Tiranë
– L.M., 42 vjeç, banues në Tiranë
– S.H., 34 vjeç, banues në Tiranë
– E.S., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Top Channel