“Instituti po penalizohet nga një qëndrim që duhet të ishte individual i Çelo Hoxhës”.
Kështu ka analizuar në Top Show drejtori i Arkivave, Ardit Bido debatin e hapur mes kryeministrit Edi Rama dhe ISKK-së, marrë shkas nga tezat nëse lufta partizane ishte lufte civile dhe nëse kjo luftë u përdor për krime lufte.
“Instituti nuk duhet të mbajë qëndrim për një studim që është pjesë e saj si gjithë botimet e tjera të dala prej saj. Unë Çelon e kam mik, por nuk bie dakord me qëndrimet e tij. Ai duhet të jetë përgjegjës për to dhe jo instituti”, deklaroi Bido.
Ndërkohë, historiani Hamit Kaba tha: “Të shpjegosh komunizmin nuk mund të lesh jashtë periudhën e luftës. Çdo luftë ka krime këtu në Shqipëri ndoshta ka pasur pak më shumë. A ia vodhën komunistët luftën partizanëve? Që në kongresin e Përmetit aleatët hezitonin të bashkëpunonin me Shqiptarët pasi po shikohej se çfarë sistemi po instalohej”.
Top Channel