NATO kujton në Instagram ushtaren shqiptare të vrarë: Ndjejmë keqardhje!
07/05/2019 16:28
Faqja zyrtare e NATO-s në Instagram ka kujtuar rënien në krye të detyrës të ushtarakes Zarife Hasanaj.
Në faqen e organizatës ndërkombëtare ushtarake thuhet se rënia e saj sjell keqardhje në mesin e të gjithëve, ndërsa ka ngushëlluar familjen për ndarjen e saj nga jeta.
Postimi i NATO-s në Instagram:
Me keqardhje te thelle vuajme humbjen e njeres prej nesh, OR-5 Zarife Hasanaj. Jemi te gjithe thellesisht te prekur nga humbja e Hasanaj dhe ne keto kohe te veshtira i shprehim ngushellimet tona familjes, miqve, kolegeve dhe te gjithe te afermve te saj.
Ne qendrojme ne solidaritet me aleatet shqiptare dhe miqte tane ndersa vuajme humbjen dhe plagosjen e kolegeve tane te NATO.
Top Channel