Seanca gjyqësore ndaj Ritvan Zykaj, autori i masakrës së Selenicës është shtyrë sërish.
Seanca është shtyrë për mosformatim të trupit gjykues. Zykaj është sjellë në gjykatë nga forca të Policisë, por nuk është futur në sallë të Gjyqit duke u larguar sërish pas disa minutash.
Seanca gjyqësore është përcaktuar për datë 4 Qershor. I pranishëm në gjykatë ishte sot edhe gjyshi e xhaxhai i Zykaj, të cilët nuk kanë pranuar të flasin per kamerat.
“Nuk e dimë ku kanë shkuar familjaret e tjerë”, kanë thënë jashtë kamerave. “Dhe nuk e dimë pse na sjellin në gjykatë. Të marr dënimin që meriton. Nuk e kemi takuar dhe nuk kemi pse ta takojmë”- ka thënë gjyshi, i cili është i vetmi që ka mbetur në fshatin Resulaj të Selenicës.
“Na mbylli dyert, të dënohet. Ne nuk kemi pse vijmë në gjykatë”, tha ai.
Top Channel