Ish-deputeti Balliu në Polici. Përplasja e banorëve të Astirit me efektivët, do t’i bllokonin rrugën Edi Ramës

07/05/2019 16:48

Pas takimit me grupet e interesit për ndryshimet në Kodin Penal mbi sigurinë ushqimore, kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të martë një fabrikë mielli në kryeqytet.

Kreu i qeverisë rithkesoi se ka ardhur koha t’u jepet fund abuzimeve: “E vërteta është që situata përpara disa vitesh ishte shumë xhungël. Nuk merrej vesh çfarë futej. Nuk merrej vesh çfarë prodhohej. Patëm masën e parë të shtrëngimit, që ta ndalojmë grurin me proteinë nën 12%. U bë goxha betejë, sepse janë lobe, janë interesa, janë para’ e madhe dhe ndërkohë tani është koha që t’i japim fund çdo lloj pasigurie dhe çdo lloj kërcënimi që vjen për shëndetin nga ushqimi, sidomos nga ushqimet që janë prodhime industriale, siç është buka, sepse përsa i përket frutave dhe perimeve e vërteta është që është bërë zhurmë e madhe, krejtësisht e padrejtë. Kemi eksportuar rreth 300 mijë ton produkte vjet dhe faktikisht nuk është kthyer një kamion nga BE-ja, flas për perime, për fruta, ndërkohë që për këto, që nga buka dhe të tjerat, shqetësimi është real”.

Vizita e kryeministrit në biznesin pranë Unazës se Re u parapri nga protesta e banorëve të Astirit, objektet e të cilëve preken nga projekti i këtij aksi rrugor.

Policia e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë e ato Shqiponja, ndërhynë për të zhbllokuar qarkullimin, çka solli edhe përplasje me protestuesit.

Katër protestues, mes tyre edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, u shoqëruan nga uniformat blu.

Pas protestës, banorët u zhvendosën në komisariatin numër 6, ku kërkuan lirimin e të shoqëruarve, ndërkohë që tentuan të hynin brenda godinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA