Investimet në energji. Qeveria do të vërë nën kontroll tre kompanitë publike për të kursyer para’

06/05/2019 19:48

Qeveria do të vërë nën kontroll investimet e tre kompanive publike të energjisë për të kursyer para.

Masa është lajmëruar në planin e ri për konsolidimin financiar të sektorit elektroenergjetik dhe vjen pas tronditjes financiare që përjetoi ky sektor nga thatësira e vitit të kaluar.

Sipas dokumentetit të miratuar nga Këshilli i ministrave, për tre vitet e ardhshme investimet e Operatorit të shpërndarjes do të kufizohen në 7.75 miliardë lekë në vit, ndërsa ato të KESH-it do të luhaten nga 4.8 deri në 5.3 miliardë lekë.

Përvecç kufizimit në vlerë, investimet e kompanive shtetërore të energjisë do ti nënshtrohen një kontrolli më të rreptë përmes bordeve mbikqyrëse, por edhe vetë ministrisë së energjisë.

Plani i masave parashikon, shtyrjen e investimeve joesenciale , futjen e kufizimeve të rrepta buxhetore dhe masat e kontrollit të kostos për të përmirësuar efikasitetin, produktivitetin dhe kursimin e parave të gatshme, sidomos gjatë tre deri në katër vitet e ardhshme.

Rrjedhimisht, shpenzimet kapitale do të shqyrtohen me kujdes nga bordet mbikëqyrëse te kompanive dhe Ministria e energjisë për të miratuar ato investimeve, të cilat tregojnë rendimentin më të madh në periudhën afatshkurtër.

Kriza financiare e sektorit energjik kulmoi në vitin 2013, me largimin e kompanisë CEZ. Në vitin 2014, e asistuar nga banka botërore, nisi zbatimin e një plani 5 vjeçar rimëkëmbje, i cili parashikonte nxjerrjen tërësisht të sektorit nga kriza brenda vitit 2019.

Por pavarësisht përmirësimit të ndjeshëm të treguesve, tre kjompanitë publike të energjisë vijojnë të kenë borxhe të larta ndaj njëra tjetrës dhe të tretëve duke përbërë rrezik për buxhetin e shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA