Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për marrjen me shpejtësi të shtetësisë ruse për shumë ukrainas, një veprim i ri kontravers që pritet të thellojë krizën mes dy vendeve.
Vendimi i fundit vjen gjatë një periudhe jashtëzakonisht të ndjeshme tranzitore në Ukrainë, ku një komedian pa përvojë politike, Volodimir Zelensky, fitoi me rezultat të thellë në zgjedhjet presidenciale muajin e kaluar.
Disa analistë e shohin atë si një provë të Kremlinit për administratën e re në Kiev. Putin nënshkroi një dekret më 24 prill, duke lejuar që njerëzit të cilët jetojnë në rajonet e shkëputura të Ukrainës lindore të marrin një pasaportë ruse.
Presidenti rus tha fundjavën e kaluar se ai ishte “duke menduar” për sigurimin e shtetësisë për “të gjithë qytetarët e Ukrainës”, duke shkaktuar zemërim në Kiev. Dekreti i ri i Kremlinit, botuar të mërkurën tha se disa kategori të shtetasve ukrainas do të kenë të drejtën të marrin një pasaportë ruse brenda tre muajve nga aplikimi.
Këto kategori përfshijnë ukrainasit të cilët tashmë kanë leje qëndrimi rus dhe qytetarë ukrainas të cilët kanë lindur në Krime, por kanë lënë gadishullin para se Rusia ta aneksonte atë në mars 2014. Rreth 3 milion ukrainas banojnë në Rusi.
Top Channel