Mijëra njerëz protestojnë në Venezuelë, rriten tensionet mes SHBA-ve dhe Rusisë

02/05/2019 06:12

Mijëra marshues protestuan në Venezuelë të mërkurën, në përpjekje për të detyruar presidentin socialist Nicolas Maduro të largohet nga pushteti, ndërsa tensioni po rritet edhe mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, mbi qëndrimin politik ndaj kombit anëtar të OPEC-ut.

Udhëheqësi i opozitës Juan Guaido kishte bërë thirrje për “marshimin më të madh” në historinë e Venezuelës dhe të martën i kërkoi ushtrisë mbështetje, por udhëheqja e forcave të armatosura deri më tani ka qëndruar besnike ndaj Maduros, i cili që nga viti 2013 në pushtet.

“Nëse regjimi mendonte se kishim arritur presionin maksimal, ata as që mund të imagjinojnë forcën tonë” tha Guaido në përshëndetjen për mijëra përkrahës në Karakasin lindor. “Duhet të qëndrojmë në rrugë”, shtoi ai.

Nën një diell të nxehtë, mbështetësit u binin baterive dhe mbanin flamuj të Venezuelës e pankarta ku shkruhej “liri”. Në një vend tjetër në Caracas disa protestues me fytyra të mbuluara me këmisha, hodhën predha nga një mbikalim pranë oficerëve të Gardës Kombëtare.

Opozita venezueliane ka organizuar shpesh protesta të mëdha në rrugë kundër Maduros, por nuk ka mundur ta largojë atë pavarësisht recesionit të thellë ekonomik dhe hiperinflacionit.

Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të drejtuar nga opozita, njihet si Presidenti legjitim i Venezuelës nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe të tjerët, por Maduro mbështetet nga vende si Rusia, Kina dhe Kuba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA