Kërkuesit kanë gjetur kokainë në të gjitha mostrat e karkalecave të testuara në një zonë rurale të Anglisë Lindore, ku e përhapur ishte gjithashtu edhe ketamina.

Shkencëtarët nga King’s College në Londër, në bashkëpunim me Universitetin e Suffolk, bënë zbulimin “surprizë” pasi morën kampionë nga 15 zona në të gjithë qarkun kryesisht e Suffolkut.

“Nëse prania e kokainës tek jeta nënujore është një çështje për Suffolk, apo një dukuri më e përhapur në Britani dhe jashtë vendit, për këtë duhen kryer studime të mëtejshme”, tha hulumtuesi Nic Bury .

Studimi, i botuar në Environment International, verifikoi nivelin e “mikro-ndotësve” të ndryshëm në karkalecat e ujërave të ëmbla. Studimi tregon se kokaina u gjet në të gjitha kampionet e testuara, bashkë me droga të tjera të paligjshme si ketamina, ndërsa tek karkalecët e mbledhur ishin shumë të përhapura edhe pesticidet e gjurmëve farmaceutike.

Sipas autorit kryesor Thomas Miller “përqendrimet ishin të ulëta”, por që komponimet “mund të përbëjnë rrezik për jetën e egër”. Ndotja e furnizimit me ujë nga mbetjet e drogës është një problem në rritje, me mbetjet nga insekticidet dhe droga rekreative që gjejnë rrugën e tyre në sistem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA