Versioni i publikuar i raportit të këshilltarit special, Robert Mueller, dhe hetimet e tij për Rusinë është zyrtarisht libri më i shitur në Shtetet e Bashkuara.

Lista e “bestseller”-ave, prezantuar nga “BookScan” tregoi se, vetëm në javën e parë u shitën mbi 40 mijë kopje të raportit, më shumë se të çdo libri tjetër.

I botuar nga “Scribner” dhe “The Washington Post”, ai pritet të jetë edhe në krye të listës së “New York Times”, duke përfshirë këtu si kopjet fizike, ashtu dhe versionin në internet.

Mësohet ndërkohë se, edhe versioni audio i dokumenteve është renditur i dyti në listën e librave më të dëgjuar, pas atij mbi jetën e Mbretëreshës Elizabeth II.

Mueller u angazhua që në fillim të vitit 2017 të drejtonte hetimet rreth ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhjet presdidenciale të 3 viteve më parë, si dhe të verifikonte nëse ka pasur bashkëpunim të ndihmësve të Donald Trumpit me rusët.

Në fund të marsit, hetimi i tij u mbyll zyrtarisht dhe raporti iu dërgua Departamentit amerikan të Drejtësisë. Ajo çfarë u botua ishte variant i redaktuar i dokumentit origjinal, sepse disa pjesë janë hequr nga Departamenti i Drejtësisë.

Raporti i shumëpritur sinjalizoi se presidenti Trump nuk përballet me sfida ligjore nga ky Department për çështje të lidhura me Rusinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA