Presidenti Donald Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të godasin Kubën me sanksione dhe një embargo, nëse ajo do të vazhdonte mbështetjen ushtarake për qeverinë e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

“Në qoftë se trupat kubane dhe milicia nuk i mbyllin menjëherë operacionet ushtarake dhe operacionet e tjera me qëllim të shkaktimit të vdekjes së venezuelianëve dhe shkatërrimit të Kushtetutës së Venezuelës, një embargo e plotë, së bashku me sanksionet më të mëdha, do të vendoset në ishullin e Kubës”, tha Trump në Twitter. “Shpresojmë që të gjithë ushtarët kubanë do të kthehen menjëherë në paqe, në ishullin e tyre!”

Situata në Venezuelë u tensionua ndjeshëm mesditën e të martës, ku turma mbështetëse e liderit opozitar Guaido bëri një tentativë për grusht shteti, por hasi në reagimin e menjëhershëm të blindave ushtarake.

Sot Guaido ka thirrur një protestë të madhe kombëtare, ku ka ftuar venezuelianët të marrin pjesë në rrëzimin e presidentit Maduro, me këtë të fundit që duket se vijon të ketë kontrollin mbi ushtrinë e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA