Kartëmonedha të harruara në xhepa apo që gabimisht kanë përfunduar në lavatriçe? Që janë hekurosur? Apo që gabimisht përfundojnë të bëra lëmsh?
E gjithë kjo i përket të shkuarës, sepse tani po mbërrijnë kartëmonedhat e pashkatërrueshme. Banka Qendrore Evropiane ka prezantuar karakteristikat revolucionare të kartëmonedhave të reja euro, që do të hedhë në qarkullim në fund të majit.
Për të demonstruar rezistencën e tyre të jashtëzakonshme, në kullën Euro kanë prezantuar një video ku kartëmonedhat u nënshtrohen keqtrajtimeve më të rënda; përfundojnë nga mikrovala në ngrirës, rrudhosen dhe zhubrosen, por i mbijetojnë çdo agresioni.
Përveçse janë bërë me material të pashkatërrueshëm, janë edhe të pafalsifikueshme; filigrama e re është studiuar për të qenë jashtëzakonisht e vështirë për t’u riprodhuar, në mënyrë që t’ia vështirësojë jetën falsifikatorëve.
Banka qendrore do të hedhë në qarkullim edhe kartëmonedhat e reja prej 100 dhe 200 eurosh, edhe ato rezistente. Formatet e fundit, që plotësojnë serinë Evropa, të prezantuar në 2013, kanë portretin e hyjneshës Evropë, siç prezantohej në mitologjinë greke. Për t’i parë sidoqoftë, duhet të presim edhe pak javë…
Top Channel