25/11 10:15
Perandori japonez Naruhito ka premtuar të përmbushë rolin e tij si “simbol i shtetit dhe unitetit”, në fjalimin e tij të parë publik që nga marrja e fronit.
59-vjeçari po fliste ndërsa zyrtarisht filloi mbretërimin e tij të mërkurën në një ceremoni të shkurtër, por simbolike në Pallatin Perandorak.
Naruhito pason babain e tij, 85-vjeçarin Akihito, i cili abdikoi pasi mosha dhe shëndeti nuk e linin më të vazhdonte detyrën.
“Betohem se do të reflektoj thellë në rrugën e ndjekur nga Perandori Emeritus … dhe do të përmbushë përgjegjësinë time si simbol i shtetit dhe i unitetit të popullit të Japonisë”, tha ai.
Top Channel