Mbrojti disa gra që kanë hequr shaminë e kokës në publik dhe është dënuar. Nasrin Sotoudeh, një avokate e njohur ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut, u dënua në Iran me 38 vjet burg dhe 148 goditje, për mbrojtjen e të drejtave të grave.
Avokatja mbrojti disa gra që, në protesta kundër regjimit, hoqën velin. Qershorin e kaluar ajo përfundoi në pranga me akuza për spiunazh, propagandë dhe fyerje. Burri i saj mori masa për nënshkruar një peticion me kërkesën për lirim të menjëhershëm. Dënimi është jashtëzakonisht i vështirë edhe për Iranin, i cili ka në fuqi edhe dënime me vdekje për krime të caktuara.
Avokatja tashmë ishte dënuar me 5 vjet burg për spiunazh, siç raportohet nga Daily Mail. Tani Kombet e Bashkuara po punojnë për rastin e saj, në mënyrë që të jetë në gjendje të ndihmojë gruan nga akuzuat
Top Channel