Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas përfundimit të takimit me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi doli përpara medieve ku u shpreh se është diskutuar për hapat që do të marrë opozita në përshkallëzimin e aksionit.

Ai tha se vendi është në një krizë të thellë politike dhe kushtetuese. Shefi i opozitës paralajmëroi se nesër në orën 18:00,  do të bllokohet të gjitha akset kryesore në vend, një shenjë kjo e përshkallëzimit të mosbindjes civile.

“Jemi në një krizë të thellë, në një krizë politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale dhe siç u bë e qartë që edhe 24 orët e fundit vendi ndodhet në një krizë totale të procesit më jetik për Shqipërinë, atë të integrimit të vendit në BE. Shkak për këtë është krimi elektoral. Ndaj do vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër  nga ora 18:00 do nisë aksioni në të gjithë vendin për bllokimin e akseve më të rëndësishme rrugore, si një shenjë e mosbindjes  civile. Paradite në orën 11:00, do shpalosim, së bashku me koalicionin opozitar detyrat e qeverisë transitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do flasim edhe për platformën tonë që do iu prezantojmë shqiptarëve.

Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës sonë të bashkuar, mazhorancës  së re. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm, që do e çojë në krijimin e qeverinë tranzitore  për realizimin e zgjedhjeve të ndershme”,  tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA