Historikisht numri më i madh i raportimeve për pastrim të parave vjen nga bankat e nivelit të dytë, por vitin e fundit edhe pse bankat vazhdojnë të dominojnë duke referuar raste në polici dhe prokurori vihet re se sinjalizimet janë shtuar dukshëm nga noterët, shoqëritë e transfertave të parave dhe zyrat e hipotekave.

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka raportuar më shumë se 10% raste më shumë në polici dhe prokurori gjatë vitit 2018, krahasuar me një vit më parë 563 sinjalizime kanë ardhur nga bankat. Me rritje janë sinjalizmet nga shoqëritë e transfertave të parë, nga 165 në 2017, në 247 në 2018.

Po ashtu, raportimet nga noterët gati janë dyfishuar dhe kanë arritur në 469 raste. Bëhet fjalë për dyshime për pastrimin e parave përmes shitblerjeve të pasurive të paluajtshme, duke mbetur në të njëjtin sektor edhe sinjalizmet nga hipotekat janë dyfishuar. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave tregon një rast ku ka zbuluar se si kanë nisur hetimet për një funksionar publik pas lidhjes së kontratës për blerjen e një pasurie të paluajtshme prej 130 mijë eurosh.

Nga verifikimet janë zbuluar investime të tjera në prona dhe sende luksi në një vlerë prej 205 mijë euro, 6 kontrata të tjera po për pasuri të paluajtshme, madje disa të firmosura brenda një dite. Nga ana tjetër, burimet e të ardhurave të tij nga paga, biznesi apo huatë e marra nuk justfikonin blerjet. Rasti është dërguar për procedim penal, ndërkohë skema tregon qartë se si pastrohen paratë përmes lidhjeve me familjarë që japin para’ borxh, apo biznese fiktive që kanë fitime të papërfillshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA