 Rusia po blen ar sikur nuk ka ditë të nesërme, 142 miliardë dollarë në dy vite dhe Perëndimi nuk di si t’i përgjigjet kësaj lëvizje nga Moskës
																		
					
					
					
						Rusia po blen ar sikur nuk ka ditë të nesërme, 142 miliardë dollarë në dy vite dhe Perëndimi nuk di si t’i përgjigjet kësaj lëvizje nga Moskës						Më vonë gjatë vitit, në Muzeun e Luvrit në Paris do të çelet një ekspozitë me kryeveprat e mjeshtrit të madh italian, Leonardo da Vinci, për të shënuar 500-vjetorin e vdekjes së tij në Francë.
Por, “Salvator Mundi”, vepra që këto muajt e fundit ka pushtuar në mënyrë intensive vëmendjen e medies dhe specialistëve, mund të mos varet në mur së bashku me të tjerat.
Piktura e famshme u shit në ankand nga “Christie’s” në vitin 2017, për shumën rekord të 450 milionë dollarëve, por që prej atëherë nuk është parë më në publik, duke ngritur dyshime mbi pronësinë e saj, vendndodhjen dhe autenticitetin.
Portreti i Jezusit duhet të ekspozohej në Luvrin e Abu Dhabit shtatorin e vitit të kaluar, por në momentet e fundit, nxjerrja e pikturës u shty nga muzeu pa asnjë shpjegim. Ky muze e ka mbajtur të fshehtë edhe identitetin e blerësit, duke theksuar vetëm se “Salvator Mundi”-n e ka blerë Departamenti vendas i Kulturës dhe Turizmit.
Misteri u thellua edhe më shumë përpara një vizite të presidentit italian, Sergio Mattarella, i cili do t’i bashkohet shefit të Elizesë, Emmanuel Macron, në një udhëtim në luginën “Loire” për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Da Vincit atje në vitin 1519, në moshën 67-vjeçare.
Luvri në Paris i kërkoi Departamentit të Kulturës dhe Turizmit në Abu Dhabi që t’i huazonte me këtë rast pikturën e famshme, por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.
Top Channel