Një studim i ri i kryer në Suedi, ka zbuluar se personat që konsumojnë një gjysëm gote verë në ditë kanë rrezikshmëri më të ulët ndaj depresionit.
Janë studiuar zakonet e jetesës të 5,000 personave gjatë një periudhe 12-vjeçare, për të parë se si alkooli ndikon në gjendjen e tyre mendore.
Personat janë më të lumtur nëse konsumojnë 14 njësi alkooli në javë, ose ekuivalentia e 10 shisheve birrë dhe pak më pak se 10 gota verë.
Ata që zgjedhin të mos pinë përfundojnë me 70% rrezikshmëri më të lartë ndaj depresionit.
Ndërkaq, mendohej se gratë në moshë të thyer ishin të rrezikuara ndaj konsumimit të alkoolit por është zbuluar se ishte një ndihmesë e madhe për moshën e thyer. Nëse nuk arrini ta besoni, në zonat blu nëpër botë,jetëgjatësia është më e madhe, ku shumica konsumojnë të paktën 1 gotë në ditë.
Top Channel