Një hajdut famëkeq shqiptar, që bastisi shtëpitë e të pasurve dhe të famshëm për dhjetë vjet ‘shkoi në Britani si një refugjat i rremë kosovar’, tha vëllai i tij. Pas një karriere të habitshme kriminale që u bë i njohur me nofkën “Mbreti i skifterëve”, Asdrit Kapaj, 42 vjeç, u deklarua fajtor dje për një sërë vjedhjesh.

Babai i martuar  ka pranuar vjedhjen e bizhuterive dhe parave cash – që besohet të jetë me vlerë të paktën  500 mijë paund- gjatë 22 vjedhjeve në periferitë e pasura të Londrës, që datojnë nga viti 2008.

Fillimisht u tha se ai ishte përgjegjës për shumë bastisje të tjera, me një vlerë totale prej 10milion paund, gjë që do ta bënte atë një nga hajdutët më prolifik të Evropës. Një gjykatë tha dje se Kapaj është një shtetas kosovar, i cili erdhi në Britaninë e Madhe si një adoleshent në vitet 1990. Por mbrëmë vëllai i tij më i madh,  Nexhip Kapaj hodhi dyshime serioze mbi pretendimet e tij, duke thënë se ai është në fakt shqiptar. Ai i tha për  “Daily Mail” se vëllai i tij ishte lindur në një spital në fshatin Gjorm, rreth 20 milje nga qyteti i Vlorës në Shqipërinë jugore, në vitin 1977, dhe nuk ka lidhje me Kosovën.

Vëllai i tij Nexhipi, tha se duke pretenduar të ishte Kosovar ishte mënyra më e lehtë për shqiptarët që të fitonin hyrjen në Britani të Madhe. Natën e kaluar, zyra përgjegjëse për emigracionin “Home Office”, tha se nuk do të komentonte mbi rastin e hajdutit, por zyrtarët e Britanisë së Madhe kanë gjasa të hetojnë mbi historinë e tij. Në vitet 1990 shumë shqiptarë pretenduan se ishin refugjatë kosovarë, sepse kërkesa e tyre për të jetuar në Britani ka qenë shumë më e pranueshme. Nëse ai është me të vërtetë shqiptar, mund të mos ketë pasur të drejtë të qëndrojë në Britani.

Mbrëmë, ‘viktimat’ e Kapaj në fshatin Wimbledon festuan fundin e mbretërimit të tij të terrorizmit, ndërsa disa thanë se do të bënin një festë më pije. Shumë prej tyre ishin dje në Gjykatë, në jug-perëndim të Londrës për ta parë duke pranuar krimet e tij. Kapaj bënte një distancë prej 220 milje me Mercedes të tij në Wimbledon për të kryer vjedhjet. Ai jetonte në Altrincham, në afërsi të Mançesterit, ku bënte një jetë të qetë me gruan e tij dhe drejtonte një dyqan peshku dhe çaji.

Ai ishte kthyer në një hajdut “të rafinuar”, godiste gjithnjë natën, e ngjitej përmes tubacioneve të kullimit apo shkallëve për të shmangur kësisoj rënien e alarmeve. Por, më e rëndësishmja ishte se ai mbyllte dyert pas grabitjeve, duke bërë që shumë prej viktimave të tij të mos kuptonin që kishin rënë prè e vjedhjes.

Ai më parë ka punuar si inxhinier elektrik dhe mundte te çaktivizonte kamerat e sigurisë së instaluara në vila. Më  në fund u arrestua më 22 shkurt të këtij viti pasi u ndalua jashtë një shtëpie, teksa mbante në dorë një elektrik, thikë dhe kishte veshur doreza.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA