Le të shohim nga afër sesi realizohet procesi i matrikullimit. Kamera e emisionit “Top Story” u ndodh në një fermë në Elbasan. Me sy të lirë kuptojmë se janë për të matrikulluar viça dhe qengja. Veterineri i tufës shpjegon që matrikullimi duhet të bëhet në ditët e para të lindjes.
Kamera fokusoi matrikujt që përdoren për lopët dhe viçat. Kostoja e tyre, sipas veterinerit është 250 lekë për kokë. Fillimisht shfaqet procesi i matrikullimit të një viçi të vogël. Por, veterineri matrikulloi gjithashtu edhe një viç të rritur, përpara kamerës së “Top Story”-t.
Kjo është në shkelje me rregulloren, pasi kafsha nga momenti i lindjes e deri te ky matrikullim mund të ketë marrë një sërë mjekimesh, të cilat nuk identifikohen diku.
Sipas ligjit, fermeri duhet të ketë një libër të fermës, ku shënon kodin e kafshës, dhe në krah të çdo kodi identifikues duhet të shënohen sëmundjet apo trajtimet që i bëhen kafshës.
Ky libër ferme është bosh, në brendësi ka shumë pak numra identifikimi dhe asgjë të shkruar për trajtimin e kafshëve.
Pas matrikullimit të viçave, veterineri i tufës nis të matrikullojë edhe qengjat. Në momentin që po kryente këtë proces, pamë që delet ishin të pamatrikulluara. Pra, kjo tregon një proces fiktiv të matrikullimit.
“Në Shqipëri nuk bëhet matrikullim. Këtë jam duke të thënë, që fermeri nuk ka interes që të telefonojë veterinerin që të kryejë procesin e identifikimit. Kjo është një nga hallkat kryesore, që ne nuk e kemi të identifikuar kafshën që nga momenti i lindjes, e deri në momentin e therjes, kur kafsha është për konsum publik. Ne në thertore mund të kemi kafshë për therje të paidentifikuara, që theren dhe ne nuk e dimë se nga cila zonë apo fermë kanë ardhur”, tha veterineri Ervin Resuli.
Matrikullimi duhej të ishte një proces serioz, pasi përmban kartelën e analizave dhe vaksinave të gjësë së gjallë. Por, nga sa treguam më herët, matrikullimi është totalisht i manipuluar dhe bëhet vetëm për të çuar bagëtinë në thertore. Kjo, sepse ligji për veterinarinë ka vendosur kusht për thertoret, që të mos pranojnë asnjë bagëti të pamatrikulluar.
Top Story/ Matrikullimi është me pagesë, ndryshe nga sa premtoi ish Ministri Niko PeleshiLe të shohim nga afër se si realizohet procesi i matrikullimit. Këtu ndodhemi në një fermë në Elbasan. Me sy të lirë kuptojmë se janë për të matrikulluar viça dhe qengja. Veterineri i tufës na shpjegon që matrikullimi duhet të bëhet në ditët e para të lindjes. Këto janë matrikuj që përdoren për lopët dhe vicat. Kostoja e tyre sipas këtij veterineri është 250 lekë për kokë. Ajo që po shihni, është matrikullimi i një viçi të vogël. Por veterineri po matrikullon gjithashtu edhe një viç të rritur përpara kamerës së Top Story. Dhe kjo është në shkelje me rregulloren, pasi kafsha nga momenti i lindjes e deri te ky matrikullim mund të ketë marrë një sërë mjekimesh të cilat nuk identifikohen diku.Sipas ligjit, fermeri duhet të ketë një libër të fermës ku shënon kodin e kafshës dhe në krah të cdo kodi identifikues duhet të shënohen sëmundjet apo trajtimet që u bëhen kafshës.Por ky libër ferme është bosh, në brendësi ka shumë pak numra identifikim dhe asgjë të shkruar për trajtimin e kafshëve.Pas matrikullimit të viçave veterineri i tufës nis të matrikullojë edhe qingjat. Në momentin që po kryente këtë proces, shohim që delet janë të pamatrikulluara. Pra, kjo tregon një proces fiktiv të matrikullimit. “Në shqipëri nuk bëhet matrikullim. Këtë jam duke të thënë që fermeri nuk ka interes që të telefonojë veterinerin që të kryej procesin e identifikimin . Kjo është një nga hallkat kryesore që ne nuk e kemi të identifikuar kafshën që nga momenti i lindjes e deri në momentin e therjes kur kafsha është për konsum publik. Në në thertore mund të kemi kafshë për therje të pa identifikuara që theren dhe ne nuk e dimeë se nga cila zonë apo ferëm kanë ardhuar”, tha Ervin Resuli, VeterinerMatrikullimi duhej të ishte një proces serioz, pasi përmban kartelën e analizave dhe vaksinave të gjësë së gjallë. Por nga sa treguam më herët, matrikullimi është totalisht i manipuluar dhe bëhet vetëm për të çuar bagëtinë në thertore.Kjo, sepse ligji për veterinarinë ka vendosur kusht për thertoret, që mos të pranojnë asnjë bagëti të pamatrikulluar.
Posted by Top Story në Top Channel on Wednesday, April 24, 2019
Top Channel