“Top Story”, ISUV nuk ka kryer asnjë analizë për pesticidet në perime që nga viti 2016
24/04/2019 21:58
“Top Story” do të bëjë publik një tjetër skandal, që lidhet me mosfunksionimin e institucioneve që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore.
Sipas raporteve të Inspektoratit Qendror është faktuar se, ISUV nuk ka kryer analizat e produkteve për mbrojtjen e bimëve për vitin 2016, duke mos evidentuar cilësinë e tyre, si dhe problematikën.
Pra, sipas këtij raporti, ISUV nuk ka realizuar asnjë analizë për asnjë nga pesticidet që kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2016.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të njëjtat analiza gjatë vitit 2017, pasi AKU-ja, në shkelje të plotë me ligjin, nuk ka paraqitur raportin e punës për këtë vit.
https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/1184539098408198/
Top Channel