“Lista e zezë” e Çelo Hoxhës ishte në fokusin e emisionit “Top Show” të Alban Dudushit në Top Channel mbrëmjen e kësaj të marte. Partizanët, çlirimtare apo kriminelë?

75 vite pas çlirimit të vendit, ndarja për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare vazhdon dhe për këtë është diskutuar me një panel të ftuarish me Erald Kaprin dhe Mariglen Kasmin, historianë, Çelo Hoxhën, autor dhe nënkryetar i Institutit të Komunizmit, si dhe studiuesin Auron Tare.

“Libri ka bërë një trajtim teorik doktrinal dhe një analizë bazuar në ligjet e regjimit komunist që e përdorën për të dënuar bashkëpunëtorët, pra bazuar në këto dy koncepte teorinë e luftës së drejtë dhe gjykatave ushtarake, janë shqyrtuar dokumentet dhe është bërë ai libër”, thotë Çelo Hoxha, sipas të cilit lista është nxjerrë nga konteksti i librit.

“Materialet janë shqyrtuar me referenca shkencore, e në fund fare kam vendosur një listë me zyrtarët e bataljoneve, kazermat ushtarake etj.. Sigurisht përgjegjësia për krimet është individuale, por aty ka pasur një listë personazhesh që kanë pasur lidhje dhe dijeni për krimet e luftës. Ke listën e drejtuesve ushtarakë, përgjegjës për veprimtarinë gjatë luftës. Pavarësisht nga roli që ka pasur, mund të mos jetë i përfshirë direkt në krim, por ka pasur dijeni për krimet e ndodhura”, thotë Çelo Hoxha, i cili garanton se ka përfshirë vetëm çfarë ka zbuluar nga dokumentet, e jo me hamendësimet e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA